Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm, nga sot mbi Shqipëri do të depërtojnë gradualisht masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.

Moti sot parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare dhe hera-herës do të jenë deri të dendura të shoqëruara me reshje të dobëta shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 14 deri në 21 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot pjesërisht me re, mundësi për riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 22 °C./Motilokal.com