Triumfon drejtësia: Nuk do të ndërtohet Parku i Aventurave në Gërmi

Triumfon drejtësia: Nuk do të ndërtohet Parku i Aventurave në Gërmi

Sot është shënuar një fitore e madhe në mbrojtje të mjedisit lidhur me ndërtimin e Parkut të Avneturave në Gërmi.

Tri ambientalistet e kanë fituar rastin në Gjykatën e Apelit dhe Supreme.

Lajmin e ka konfirmuar Flutura Zymi nga Qytetarët Aktivë në profilin e saj në Facebook.

“Kur drejtësia triumfon nga Gjykata Themelore e Apelit dhe Supreme për rastin e ndërtimit të Parkut të Aventurave në Gërmi. Këshillë: mos hyni në beteja ku janë tri gra me dashni pa fund për Natyrën Valbonë Mustafa Krenare H. Salihu e që analizojnë krejt ligjet e botës në çdo detal”, ka shkruar ajo.

Kohë më parë Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Sport Marketing kishin arritur një marrëveshje për Parkun e Aventurave i cili do të ndërtohet në Gërmi.

Lidhur më këtë plan, kishin reaguar edhe ambientalistët nga organizata Qytetarët Aktivë dhe mbrojtës të natyrës.

Ndërsa sot pas një periudhe angazhim dhe shtyrje nëpër gjyqe, Gjykata e Apelit dhe Supreme kanë ndaluar ndërtimin e Parkut të Aventurave në Gërmi./Motilokal.com