Hapet sezoni turistikë në Durrës

Hapet sezoni turistikë në Durrës

Bashkia e Durrësit nga 3-8 maj po organizon në qytetin bregdetar një sërë aktivitetesh kulturore e sportive në kuadër të javës së turizmit.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha: “Durrësi është kryeqyteti i turizmit dhe në këtë javë të turizmit që shënon çeljen e sezonit turistikë kemi organizuar aktivitete sportive e kulturore të përditshme”.

Sipas saj, të rinjtë në aktivitetet e shumta sportive përgjatë bregdetit të mrekullueshëm të Durrësit, i cili ofron një turizëm bregdetar të paharrueshëm.

Kryebashkiakja Sako ftoi të gjithë qytetarët vendas të kalojnë pushimet në Durrës.

“Ju ftoj të gjithëve të kaloni pushime të paharrueshme në qytetin e Durrësit, aty ku deti lag antikitetin”, tha Sako.

Nesër do të zhvillohen lojëra të organizuara nga gjimnazet e qytetit, në datën 6 maj aktivitete në bregdet, në 7 maj aktivitete sportive, ndërsa në 8 maj do të hapet ekspozita “Metamorfoza palstike” në galerinë “Nikolet Vasia”, si dhe një konkurs me skulptura rëre.

Qyteti bregdetar i Durrësit është një nga më të preferuarit e turistëve vendas e të huaj  gjatë sezonit veror. Durrësi mirëpret gjithashtu gjatë verës edhe kroçerat luksoze me turistë të huaj që vizitojnë vendin tonë si një nga destinacionet e preferuara turistike./Motilokal.com