Njihuni me çiftin që nisën të vrapojnë në të 70-tat e tyre, përshkojnë 56 kilometra në javë

Njihuni me çiftin që nisën të vrapojnë në të 70-tat e tyre, përshkojnë 56 kilometra në javë

Bashkëshortët Eileen (80) dhe John Hieron (86) nga Britania filluan të ushtrojnë në moshën mbi 70-vjeç, dhe vrapojnë deri në 56 kilometra në javë.

Eileen filloi të vraponte në vitin 2014, kur ishte 72 vjeç. Ajo vendosi të bënte shoqëri me një mikeshë që po përgatitej për maratonë dhe më pas vendosi të bashkohej me një klub lokal garash. John filloi të vraponte në vitin 2015, kur ishte 79 vjeç. Atij i bëri përshtypje se sa ishte përmirësuar shëndeti i gruas së tij.

Ai tani vrapon tri herë në javë. Ata janë çifti më i vjetër që ka marrë pjesë në gjysmëmaratonën e monumenteve të Londrës më 3 prill të këtij viti. Rrugën prej 20 kilometrash e përshkuan për dy orë e 43 minuta.

"Të gjithë bënin tifo për ne. Gjithçka shkoi mirë. Dita ishte e mrekullueshme", tha Eileen.

Ata e konsiderojnë një bekim aftësinë e tyre për të vazhduar të jenë aktivë në pleqëri. Ata aktualisht po mbledhin para për njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit në Britaninë e Madhe.

"Shpresoj se do të jemi në gjendje të vrapojmë për një kohë të gjatë. Sigurisht që kishim më pak probleme shëndetësore, por ia dolëm t'i kapërcenim. Është gjithashtu e rëndësishme që të mësoni të mendoni pozitivisht sepse kjo është ajo që na çon në jetë", shtoi ajo./Motilokal.com