Ekuipazhi i Crew-3 i SpaceX kthehet në Tokë

Ekuipazhi i Crew-3 i SpaceX kthehet në Tokë

Ekipi i Crew-3 i prodhuesit amerikan të anijeve hapësinore dhe raketave SpaceX u kthye në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, ku qëndruan për 6 muaj.

Sipas lajmit në uebsajtin “Space.com”, 4 astronautë, 3 nga NASA dhe një nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, zbarkuan në Gjirin e Meksikës pranë Floridës në SHBA.

Ekipi i astronautëve, i cili u dërgua në hapësirë më 11 nëntor 2021, u kthye me kapsulën Dragon të quajtur Endurance, transmeton Anadolu Agency.

Derisa ekipi Crew-3 kreu qindra eksperimente dhe shëtitje hapësinore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ata punuan në zhvillimin e paneleve diellore.

Udhëtimi i ekipit, i cili testoi një mikroskop elektronik, ishte planifikuar për të mërkurën, më 4 maj, por u vonua për shkak të kushteve të pafavorshme të motit./Motilokal.com