Diamanti më i madh i quajtur 'The Rock' pritet të shitet për 30 milionë dollarë në ankand

Diamanti më i madh i quajtur 'The Rock' pritet të shitet për 30 milionë dollarë në ankand

Diamanti më i madh i bardhë në botë ka ndal në një ankand në Gjenevë. I quajtur ndryshe edhe si ‘Rock’ ky diamant 228 karatësh përllogaritet të shitet 20 deri në 30 milionë dollarë.

Guri i çmuar i bardhë u gjet dhe u përpunua në Afrikën e Jugut mbi dy dekada më parë.Në këtë ankand i cili do të mbahet më 11 maj do të shfaqë gjithashtu një diamant të verdhë i njohur me emrin  ‘Diamanti i Kryqit të Kuq’ pasi një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për Kryqin e Kuq.

A Christie's auction house member of staff displays the giant diamond, nicknamed The Rock, in Dubai on March 25. All photos: AFP

“Është, shumë e rrallë të kesh dy diamante 200 karatësh në një ankand. Diamanti i Kryqit të Kuq peshon 205 karat, ai u gjet në vitin 1901, në minierën DeBeers gjithashtu në Afrikën e Jugut dhe u shit në vitin 1918 në Londër”, shpjegon eksperti i bizhuterive.

Diamanti është një gur i çmuar prej 228,31 karatësh në formë dardhe, i cili është nxjerrë dhe lëmuar në Afrikën e Jugut më shumë se 20 vjet më parë.

Ky diamant ka një interes të madh nga Lindja e Mesme e për këtë arsye pritet të shfaqet edhe në Dubai. Pas kësaj, diamanti do të dalë në Taipei dhe Nju Jork, dhe më pas sërish në Zvicër./Motilokal.com