Rritet shitja e automjeteve elektrike dhe hibride në Evropë

Rritet shitja e automjeteve elektrike dhe hibride në Evropë

Shitja e automjeteve elektrike dhe hibride në tregun e Bashkimit Evropian (BE) u rrit për 25.1% në tremujorin e parë të 2022-ës, njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).

Automjetet elektrike hibride përbënin 20.9% të të gjitha shitjeve të veturave për pasagjerë në BE gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, tha ACEA në një deklaratë.

Shifra arriti në 563,030 gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Regjistrimet totale të automjeteve me energji elektrike janë rritur gjithashtu në periudhën janar-mars.

Automjetet elektrike me bateri pothuajse dyfishuan pjesën e tyre të tregut në bazë vjetore, duke përbërë 10% të shitjeve totale të veturave të pasagjerëve me 224,145 njësi.

Ndërsa ato hibridet përbëjnë 8.9% të tregut të veturave në BE.

Megjithëse automjetet me naftë dhe benzinë vazhdojnë të humbasin pjesën e tyre të tregut, regjistrimet e automjeteve tradicionale me lëndë djegëse fosile ende dominojnë tregun e BE-së me një pjesë të kombinuar prej 52.8%, tha ACEA.

Veturat me benzinë mbetën më të njohurat për sa i përket vëllimeve me 808,039 njësi të shitura në tremujorin e parë të 2022-ës.

“Mjetet motorike janë përgjegjëse për 398.4 miliardë euro (422 miliardë dollarë) të të ardhurave tatimore për qeveritë në tregjet kryesore evropiane”, thuhet në deklaratë.

“Industria e automobilave gjeneron një suficit tregtar prej 76.3 miliardë eurosh për BE-në”, shtoi ACEA./Motilokal.com