Harta e animuar tregon se si do të duket Toka pas 250 milionë vitesh

Harta e animuar tregon se si do të duket Toka pas 250 milionë vitesh

Sipas teorisë së pllakave tektonike, guaska e jashtme e Tokës është e ndarë në pllaka të shumta që rrëshqasin ngadalë sipër mantelit. Kjo ndryshon sipërfaqen e Tokes dalengadale me kalimin e kohës duke bashkuar, ose duke veçuar kontinentet.

Këtu, ne përdorëm projeksione nga Chris Scotese, një profesor në Departamentin e Tokës dhe Shkencave Planetare të Universitetit Northwestern, për të treguar se si do të duket Toka pas 250 milionë viteve.

Scotese studion se si pllakat tektonike dhe ngrohja e klimës do të ndryshojnë pamjen e Tokës në të ardhmen, dhe ai ka bërë harta të shumta të animuara të bazuar në kërkimin e tij./Motilokal.com