Volkswagen shet të gjitha veturat elektrike për vitin 2022

Volkswagen shet të gjitha veturat elektrike për vitin 2022

Prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen ka thënë se ka shitur të gjitha veturat elektrike me bateri në tregjet në SHBA dhe Evropë, që nënkupton se të interesuarit për këto lloje veturash duhet të presin deri në vitin 2023 për të blerë një të tillë.

Kryeshefi ekzekutiv i grupit të Volkswagen kanë pranuar porosi për 300,000 vetura elektrike të markave të kompanisë që përfshijnë Volkswagen, Porsche, Shkodra dhe Audi, vetëm në Evropën perëndimore.

“Ne kemi shumë porosi për vetura elektrike. Në fakt, ne kemi shitur të gjitha sasitë në Evropë dhe në SHBA. Edhe në Kinë, shitja është vërtetë duke u rritur”, ka thënë Diess për Financial Times.

Volkswagen tashmë ka dorëzuar 99 mijë vetura elektrike në gjithë botën në pjesën e parë të vitit 2021, thotë një raport i Financial Times.

Rivali kryesor i Volkswagen, Tesla, apo prodhuesi më i madh i veturave elektrike në botë, ka dorëzuar tri herë më shumë se ky numër, apo 310 mijë vetura elektrike.

Automjetet elektrike hibride përbënin më shumë se një të katërtën e tregut, nga rreth një e pesta në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Makinat e fuqizuara me benzinë dhe naftë e kanë humbur pjesën e tregut, por ende përbëjnë 52.8 për qind të tregut të BE gjatë kësaj periudhe./Motilokal.com

Burimi: Euronews