Mot me diell dhe vranësira në Maqedoninë Veriore

Mot me diell dhe vranësira në Maqedoninë Veriore

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, nga mesdita pothuajse i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 20 °C.

Dita e martë do të mbajë mot të kthjellët e diell paradite, në mesditë pjesërisht me re e me riga shiu, sërish kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej 14 deri në 21 °C.

E mërkura do të jetë me mot kryesisht të kthjellët e me diell, vende-vende mundësi për riga shiu. Temperaturat do të luhatën prej 14 deri në 20 °C./Motilokal.com