Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Tajvanin të hënën, megjithëse nuk pati raportime të menjëhershme për ndonjë dëm.
Sipas Byrosë Qendrore Meteorologjike të Tajvanit, një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës së Rihterit goditi ishullin rreth orës 14:23 sipas kohës lokale.
Epiqendra e tërmetit ishte në bregun lindor të qarkut Hualien në një thellësi prej 27.5 kilometrash.
Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve.
Më shumë se 100 njerëz mbeten të vdekur nga një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 mbyti më shumë se 2,000 njerëz në 1999./Motilokal.com
