Miliarderi, themeluesi dhe shefi i SpaceX, Elon Musk, beson se njerëzit do të shkelin në sipërfaqen e Marsit deri në fund të kësaj dekade.
Musk bëri një pretendim të ri ambicioz në një intervistë për CNBC fundjavën e kaluar, kur tha se njerëzit do të "preknin" tokën e Planetit të Kuq përpara fundit të viteve 2020.
"Unë mendoj se do të ndodhë në këtë dekadë. Njerëzit do të jenë në Hënë edhe më herët. Mendoj se duhet të bëjmë një dërgesë të madhe në sipërfaqen e Marsit dhe më pas njerëzit do të fillojnë të mendojnë më shumë për të. Pesë ose gjashtë vjet më vonë, njerëzit do të kuptojnë se Marsi është vendi i duhur për të vizituar”, tha Musk.
Udhëtimi në Mars, tha ai, do të mundësohet nga raketa Starship e SpaceX.
Starship është projektuar të jetë një raketë/anije kozmike e ripërdorshme që do të transportojë ekuipazhet dhe ngarkesat në Hënë dhe Mars, si dhe kthimin e tyre në Tokë. Thuhet se Starship është aq i avancuar sa ka shqetësuar seriozisht konkurrentët.
SpaceX aktualisht po i afrohet fluturimit të parë testues orbital të Starship dhe nisja do të bëhet nga uzina Starbase në Teksas. Megjithatë, që kjo të ndodhë, Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së duhet të kryejë një vlerësim mjedisor të aktiviteteve të Starbase.
Ai vlerësim ishte dashur të bëhej deri në fund të vitit 2021, por u shty disa herë. Data e re është 31 maji, por kjo nuk do të thotë se Starship nuk ka ende një mision të planifikuar.
Në vitin 2018, miliarderi japonez Yusaku Maezawa konfirmoi se kishte rezervuar një fluturim Starship rreth Hënës për vitin 2023. Ndërkohë, Agjencia Amerikane Hapësinore (NASA) ka zgjedhur Starship si ekuipazhin e parë të zbarkuesit hënor në kuadër të programit të saj Artemis dhe ai mision është planifikuar për vitin 2025. Qëllimi i misionit është të eksplorojë polin jugor të Hënës./Motilokal.com
