Pamje apokaliptike nga Kina, qielli bëhet i kuq, tmerrohen banorët

Pamje apokaliptike nga Kina, qielli bëhet i kuq, tmerrohen banorët

Ishte një skenë pikërisht nga një film 'fundi i botës' teksa qielli u bë i kuq nën një shtresë të trashë mjegulle në qytetin kinez Zhoushan. Një sërë pamjesh janë postuar nga qytetarët e qytetit dhe mes tyre ka pasur një panik të konsiderueshëm pasi fenomeni nuk është i zakonshëm në rajon.

Pati shumë muhabet në rrjetet sociale pasi shumë përdorues e quajtën 'të bukur' ndërsa të tjerë e quajtën 'apokaliptike'. U përmend gjithashtu një studim japonez në vitin 2017, i cili tha se një numër vendesh përjetuan një qiell të kuq në vitin 1770 për shkak të një aktiviteti të madh diellor.

Autoritetet, megjithatë, konfirmuan se ngjyra e kuqe e qiellit nuk ishte shkaktuar nga ndonjë zjarr.

Përfundimisht, sipas medieve lokale, ngjyra e kuqërremtë në qiell u krijua nga dritat e një varke peshkimi që peshkonte në Paqësor.

Burimi i së kuqe u konfirmua nga pronarja e anijes China Aquatic Products Zhoushan Marine Fisheries Co./Motilokal.com