Janë gjetur dy turistët gjermanë që ranë në një greminë në Theth mesditën e sotme.
Bëhet me dije se njëri prej tyre ka humbur jetën, teksa helikopteri po bën përpjekje për t’i dhënë ndihmën të mbijetuarës dhe për të marrë trupin e pajetë.
Mësohet se priten që të vijnë alpinistë nga Kosova që do të ndihmojnë në nxjerrjen e viktimës nga humnera.
Një grup prej katër turistësh të huaj po eksploronin alpet teksa dyshohet se kanë ngatërruar rrugën. Për pasojë njëri prej tyre ra në humnerë, pasi ka rrëshqitur në akull.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor./Motilokal.com
