Mënyra e duhur se si t'i lani luleshtrydhet, frutat me nivelet më të larta të pesticideve

Mënyra e duhur se si t'i lani luleshtrydhet, frutat me nivelet më të larta të pesticideve

Luleshtrydhet janë një frutë i mrekullueshëm, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një sallatë të lehtë frutash ose për ëmbëlsirë. Por përpara se të merrni për t'i konsumuar, është e rëndësishme t'i pastroni shumë mirë.

Luleshtrydhet kryesojnë listën e frutave më të ndotura të publikuar nga Grupi i Punës për Mjedisin (EWG) çdo vit. Ky pozicion i parë do të thotë se luleshtrydhet përmbajnë nivele më të larta të pesticideve sesa frutat dhe perimet e tjera.

"Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se luleshtrydhet kanë veti të ngjashme me sfungjerin, që do të thotë se ato mund të thithin lehtësisht pesticidet dhe bakteret", thotë dietologia Andrea Mathis e Beautiful Eats & Things.

“Për të shmangur gëlltitjen e ndonjë prej këtyre përbërësve të dëmshëm, është shumë e rëndësishme që luleshtrydhet t’i lani mirë para se t’i hani”.

Larja e luleshtrydheve në ujë me uthull ose kripë ndihmon në largimin e papastërtive, pesticideve dhe baktereve, duke u siguruar që ato të jenë të pastra dhe të sigurta për t'u ngrënë.

Kur duhet larë luleshtrydhet

Është më mirë të lani luleshtrydhet para se t'i hani.

“Për shkak se lagështia e tepërt do të bëjë që luleshtrydhet të prishen shumë shpejt, ato duhet të lahen vetëm nëse do t'i hamë menjëherë”, thekson Andrea Mathis.

Këshillë

Nëse kemi blerë luleshtrydhe organike, larja e tyre në ujë me uthull ose kripë nuk është aq e rëndësishme. Për luleshtrydhet organike të rritura pa pesticide, thjesht lajini ato në ujë të ftohtë dhe më pas thani në një peshqir.

Si t’i lani luleshtrydhet me uthull


Nëse e kemi përdorur uthullën si pastrues në kuzhinën tonë, e dimë se sa e fuqishme mund të jetë. E njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e tij kur lajmë luleshtrydhet.

Sipas Andrea Mathis, nuk duhen më shumë se pesë minuta për të larë luleshtrydhet me uthull.

Fillojmë duke mbushur një tas me katër pjesë ujë të ftohtë dhe një pjesë uthull të bardhë. “Lërini luleshtrydhet të zhyten në tas për rreth pesë minuta përpara se t’i shpëlani luleshtrydhet me ujë të ftohtë”. Më pas thajini me një peshqir ose letër kuzhine. Për shkak se uthulla që vendosim në tas është në sasi të vogël nuk ndikon në shijen e luleshtrydhes.

Këshillë

Në rast se nuk kemi uthull mund të përdorim sodë buke. Përzieni 4 gota ujë me 1 lugë gjelle sodë buke dhe lani luleshtrydhet për pesë minuta.

Si të lani luleshtrydhet me kripë


Një tjetër mundësi e shpejtë dhe e lehtë është larja me kripë pasi përveç dheut, baktereve dhe pesticideve do të largojë çdo larvë mizash dhe krimba të vegjël të bardhë që mund të fshihen brenda.

Andrea Mathis sugjeron që luleshtrydhet t'i njomni në një tas me tetë gota ujë të nxehtë dhe 2 lugë kripë. Lëreni kripën të tretet dhe ujin të ftohet përpara se të shtoni luleshtrydhet. Zhytini ato për rreth pesë minuta përpara se t'i shpëlani me ujë të freskët dhe t'i thani./Motilokal.com

Burimi: Insider.com