Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.
Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 634.51 metra mbi nivelin e detit dhe vetëm edhe 49 centimetra që të arrihet niveli maksimal i kapërderdhjes.
Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është më i ulët 643 metra mbi nivelin e detit ose -6.85 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
Ujësjellësit “Prishtina” kërkon shpenzim racionalisht të ujit të pijshëm./Motilokal.com
