Lansohet Motilokal TV

Lansohet Motilokal TV

Tanimë tregut medial i është shtuar edhe një platformë e re dixhitale, që do t’i dedikohet kryesisht promovimit të pasurive, peizazheve natyrore të Kosovës si dhe do të jetë një dritare më shumë në parashikimin e tekeve të motit Motilokal TV.

Kjo platformë dixhitale është në kuadër të shtëpisë mediale Motilokal.com që vazhdon të jetë media online më e besueshme, më korrekte dhe më profesionale për parashikimin e motit, me tema të larmishme nga fusha të ndryshme shoqërore.

Kjo nismë e re do t’i kushtohet ekskluzivisht promovimit të bukurive shqiptare, qyteteve, kulturës dhe traditës.

Media online Motilokal.com vazhdon edhe më tej të sjellë lajmet më ekskluzive për surprizat e motit, ndryshimet klimatike, ambientin, të rejat nga shkenca e shëndetësia, si dhe përmes fotografive të papara dhe kurioziteteve të palexuara ua shpalos lexuesve të vet bukuritë e trojeve shqiptare.

Tashmë e dini ku mund të na gjeni dhe ndiqni në www.motilokal.com si dhe në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter, Youtube), Gjirafa dhe në ‘prime time’ edhe në RTV Dukagjini./Motilokal.com