Eklipsi i parë total i Hënës për vitin 2022 po vjen, mësoni kur do të shihet

Eklipsi i parë total i Hënës për vitin 2022 po vjen, mësoni kur do të shihet

Nëse kushtet e motit e lejojnë, javën e ardhshme dhe pikërisht ditën e hënë më 16 maj, do të jemi dëshmitarë të një eklipsi total spektakolar të Hënës, i pari i vitit 2022.

Hëna e plotë e majit e njohur ndryshe edhe si Hëna e Plotë e luleve do të mbulohet nga hija e Tokës dhe do të bëhet e kuqe. Një ngjyrosje për shkak të thyerjes së dritës së diellit përmes atmosferës së tokës që arrin në sipërfaqen hënore pa disa gjatësi vale që favorizojnë nuancat e së kuqes.

Kohëzgjatja e totalit do të jetë rreth një orë e gjysmë dhe do të zhvillohet natën mes 15 dhe 16 majit.

Ky fenomen do të jetë pjesërisht i dukshëm nga Kosova të Hënën në orët e hershme të mëngjesit./Motilokal.com