Mot me diell në Shqipëri

Mot me diell në Shqipëri

Shqipëria gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë jugperëndimore. Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 19 deri në 25 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re, në zonat malore parashihen reshje shiu me shtrëngata e bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 24 °C.

E diela pritet të jetë me mot kryesisht të vranët e me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 24 °C./Motilokal.com