Në Kosovë po vazhdon të mbajë mot i nxehtë me temperatura verore. Ndërsa në fundjavë parashihen rrebeshe shiu, breshër e bubullima.
Sot në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 17 deri në 27 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re e vranësira, priten rrebeshe shiu, breshër e bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 23 °C.
E diela do të mbajë mot pjesërisht me re, pasdite parashihen rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 24 °C./Motilokal.com
