Shkencëtarët zbulojnë ‘rrugën me tulla të verdha’ në fund të Oqeanit Paqësor

Shkencëtarët zbulojnë ‘rrugën me tulla të verdha’ në fund të Oqeanit Paqësor

Shkencëtarët kanë zbuluar një formacion të pazakontë në thellësi të Oqeanit Paqësor.

Zbulimi që ka marrë emrin si “rruga me tulla të verdha” është zbuluar gjatë eksplorimit të një zone nënujore pranë ishullit të Havait.

PMNM ndodhet në veriperëndim të Ishujve Havai dhe mbulon 1,510,000 kilometra katrorë, duke përfshirë dhjetë ishuj. E/V Nautilus kaloi pjesën më të madhe të muajit të kaluar duke hulumtuar zonën duke studiuar sistemet gjeologjike dhe biologjike të maleve nëndetëse.

Pamjet e postuara në YouTube tregojnë një moment të eksplorimit të "rrugës për në Atlantis".

Megjithëse formacioni i ngjan një shtegu prej tullash, në fakt është një model i çarjeve në shtratin e detit që është rezultat i "gjeologjisë vullkanike aktive parahistorike".

Çarjet janë rezultat i “stresit të shkaktuar nga ngrohja dhe ftohja për shkak të shpërthimeve të shumta në kreshtë”.

Anija Nautilus përdoret nga organizata jofitimprurëse Ocean Exploration Trust, e cila i kushtohet kërkimeve të oqeanit./Motilokal.com