Kjo javë në Shqipëri pritet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm. Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat dhe reshjet e shiut në formë rrebeshesh dhe stuhive nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në këtë mënyrë dita e hënë dhe ajo e martë parashikohen me mot të kthjellët dhe vranësira nga mesdita dhe pasditja. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive. Të mërkurën pritet përkeqësim i situatës meteorologjike, ku priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në Shqipëri temperaturat sot do të luhatën nga 21 deri në 26 °C.
Edhe në Kosovë parashihet depërtimi i një sistemi frontal të martën dhe të mërkurën, që pritet të sjell kushte për rrebeshe shiu e bubullima dhe rënie të temperaturave. Sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Temperaturat në Kosovë do të lëvizin nga 16 deri në 25 °C.
Ndërkaq në Maqedoni sot do të mbajë mot me diell, nga e marta dhe e mërkura priten reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 24 °C.
Indeksi UV do të jetë shumë i lartë sot dhe preferohet zbatimi i këshillave që nga ora 10:00 e deri në 17:00 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit./Motilokal.com
