Kjo javë në Shqipëri pritet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm. Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat dhe reshjet e shiut në formë rrebeshesh dhe stuhive nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në këtë mënyrë dita e hënë dhe ajo e martë parashikohen me mot të kthjellët dhe vranësira nga mesdita dhe pasditja. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive. Të mërkurën pritet përkeqësim i situatës meteorologjike, ku priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Moti sot pritet të mbajë me diell dhe i nxehtë, mundësi për rrebeshe shiu e stuhi në orët e pasdites. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 26 °C.
Dita e martë do të jetë me kthjellime dhe diell. Temperaturat do të luhatën prej 21 deri në 26 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot me kthjellime dhe alternime vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Temperaturat do të sillen nga 20 deri në 24 °C./Motilokal.com
