Mësoni si do të mbajë moti në ditët e para të javës në Kosovë

Mësoni si do të mbajë moti në ditët e para të javës në Kosovë

Në Kosovë parashihet depërtimi i një sistemi frontal të martën dhe të mërkurën, që pritet të sjell kushte për rrebeshe shiu e bubullima dhe rënie të temperaturave.

Moti sot do të jetë me diell dhe nxehtë. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 25 °C.

Dita e martë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë, përgjatë pasdites dhe në mbrëmje parashihen rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 17 deri në 28 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot pak më i freskët, gjatë paradites priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 19 °C./Motilokal.com