U-Boat Worx, një kompani private e nëndetëseve, ka zbuluar një model të ri. Bëhet fjalë për një model UWEP, ose Under Water Entertainment Platform, e cila është 35 metra e gjatë, 7.62 metra e gjerë dhe 7 metra e lartë dhe ofron 149 metra katror hapësirë, kështu që nëndetësja mund të përdoret për argëtim.
Nëndetësja mund të strehojë deri në 120 pasagjerë, që është shumë, dhe fuqizohet nga një bateri 1.2 mWh e vendosur në dysheme. Bateria zgjat deri në 18 orë me një mbushje të vetëm, nëndetësja mund të arrijë shpejtësi deri në 5 km/orë dhe thellësi deri në 198 metra. Në rast emergjence, ekziston një sistem energjie rezervë që mund të aktivizohet sipas nevojës dhe ruan sistemet kryesore për një periudhë 96 orësh deri në mbërritjen e ekipit të shpëtimit.
Nëndetësja ka 14 dritare me diametër 4.6 metra, të cilat i lejojnë mysafirët të shohin thellësitë e detit. Është e pajisur edhe me drita të mëdha që “thyejnë” errësirën.
Kur nuk është nën ujë, nëndetësja mund të shërbejë si një sallon ku njerëzit mund të shoqërohen dhe të shijojnë ajrin e pastër./Motilokal.com
