Shpërthimi i vullkanit në Tonga në Paqësorin Jugor është karakterizuar nga shkencëtarët si shpërthimi më i fortë në atmosferë i regjistruar ndonjëherë nga pajisjet moderne matëse.
Shpërthimi ishte shumë më i madh se çdo shpërthim tjetër vullkanik në shekullin e 20-të, por edhe çdo testim i bombës atomike që është kryer deri më tani.
Në historinë e fundit, vetëm shpërthimi i vullkanit Karakatoa në vitin 1883 kishte pasoja të ngjashme atmosferike.
Shpërthimi i Karakatoas mori jetën e më shumë se 30,000 indonezianëve. Për fat të mirë, shpërthimi i vullkanit nënujor Hunga Tonga-Hunga Ha'apai mori vetëm disa jetë, megjithëse shkaktoi cunami të fortë.
Zhurma e shpërthimit të vullkanit Hung Tonga u dëgjua deri në 10 mijë kilometra larg. Rrjeti global i detektorëve që monitorojnë testimin e mundshëm të armëve bërthamore regjistroi sinjale infratingujsh që ishin pak më të dobët se sa mund të dëgjojë dëgjimi i njeriut.
Gjithashtu, të dhënat tregojnë se shpërthimi shkaktoi një valë atomike të krahasueshme me atë të bërë nga bomba bërthamore më e fortë e testuar ndonjëherë "Tsar", por vala nga Tonga zgjati katër herë më shumë, raporton BBC./Motilokal.com
