KRU ‘Prishtina’ apel qytetarëve për kursim të ujit të pijshëm

KRU ‘Prishtina’ apel qytetarëve për kursim të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që furnizohen nga kjo kompani që ujin ta shpenzojnë racionalisht.

“Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është më se i domosdoshëm”, thuhet në apel.

KRU “Prishtina” në apel thotë se uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast mund t’i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm.

“Hapat që ne ndërmarrim sot për kursim të ujit, janë të një rëndësie jetike për ne dhe fëmijët tanë”, thekson KRUP.

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit?

  • Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,
  • Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
  • Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime në qytet,
  • Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,
  • Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,
  • Mos ujisni lulet, kopshtet dhe arat,
  • Paguani rregullisht ujin që konsumoni,
  • Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,
  • Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.
  • Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë./Motilokal.com