Tharja e rrobave brenda shtëpisë mund të dëmtojë mushkëritë tuaja

Tharja e rrobave brenda shtëpisë mund të dëmtojë mushkëritë tuaja

Me ardhjen e dimrit bëhet me ftohtë dhe shumë njerëz që jetojnë në apartamente në qytete në të gjithë Turqinë kanë filluar të thajnë rrobat e tyre në ambiente të mbyllura sesa në ballkonet e tyre. Sipas pulmonologës Dr. Nihal Başay, kjo mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin tonë dhe mund të çojë në sëmundje kronike të mushkërive si astma.

Başay tha se problemi me këtë është se "myku fillon të formohet në dhoma për shkak të lagështisë së lartë që avullojnë rrobat. Sporet e emetuara nga ky lloj i kërpudhave mund të shkaktojnë infeksione dhe mund të çojnë në sëmundje të mushkërive." Ajo paralajmëroi se tharja e rrobave të lagura nga ngrohja ose në dhoma të mbyllura gjatë dimrit, mund të bëjë që niveli i lagështisë të rritet deri në 30 për qind.

"Njerëzit të cilët tashmë kanë sëmundje të mushkërive ndikohen keq nga kjo", tha ajo, duke shtuar se edhe nëse nuk çon në një sëmundje, ajo përbën bazë për infeksione të ardhshme dhe dobëson sistemin imunitar.

Në një mjedis të tillë të lagësht, këto spore fillojnë të shumohen shpejt, duke krijuar mykun "Aspergillus" - një lloj i zakonshëm i kërpudhave që lulëzon në mjedise të ngrohta, të errëta dhe me lagështi që gjenden si brenda, ashtu edhe jashtë. "Ky myk mund të shkaktojë raste të rënda të pneumonisë, për të cilat njerëzit madje bëhen për spital", tha Başay.

Başay këshilloi njerëzit që të azhurnojnë makinat e tyre të tanishme të larjes dhe tharjes, duke thënë se me modelet më të reja dhe teknologjinë e re, rrobat mund të pastrohen me shpejtësi të mëdha, duke dalë pothuajse plotësisht e thatë. Ata që nuk kanë mjete ose nuk mund të thajnë rrobat e tyre jashtë, për çfarëdo arsye, duhet të përpiqen t'i thajnë ato në një dhomë që përdoret më pak, dhe përfundimisht jo në dhomën e gjumit, pasi sporet kanë tendencë të rrinë në mure.

"Mbyllja e derës gjatë tharjes së tyre dhe pastaj ajrimi i dhomave është thelbësore", theksoi ajo.

Qëndroni larg nga larësit aromatikë

Başay gjithashtu paralajmëroi kundër përdorimit të pastruesve të rrobave me aromë të fortë, veçanërisht për njerëzit me astmë dhe bronkit kronik. "Erërat e forta që ato lëshojnë dëmtojnë pacientët. Nëse është e mundur përdorni pastrues pa erë / pa ujë dhe sigurohuni që të shpëlani rrobat tuaj tërësisht. Nëse te këta pacientë fillojnë të shfaqin simptoma të tilla si kollitja, ethe, gulçim, shqetësim të frymëmarrjes, ata duhet të këshillohen te pulmonolog sa më shpejt të jetë e mundur", tha ajo. /Motilokal.com