Nesër mos harroni çadrat, parashikohen rrebeshe shiu dhe breshër

Nesër mos harroni çadrat, parashikohen rrebeshe shiu dhe breshër

Sot ka mbretëruar mot i nxehtë e me diell, por vende-vende gjatë pasdites ka patur rrebeshe shiu e bubullima, që priten edhe në mbrëmje.

Ndërsa gjatë ditës së mërkurë pritet përkeqësim i kushteve atmosferike në Shqipëri, pasi parashihet një depërtim i masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa me origjinë verilindore. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, duke filluar nga zonat e veriut për t’u shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të territorit. Reshjet pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Shqipëri temperaturat sot do të luhatën nga 20 deri në 24 °C.

Në Kosovë paraditen e së mërkurës pritet një depërtim i një sistemi frontal, që do të sjell kushte për rrebeshe shiu me bubullima, duke mos përjashtuar edhe breshrin. Temperaturat në Kosovë do të lëvizin nga 15 deri në 20 °C.

Ndërkaq në Maqedoni nesër sot do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira e diell, gjatë paradites me reshje shiu e bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 19 °C./Motilokal.com