Shi, breshër e shtrëngata në Shqipëri

Shi, breshër e shtrëngata në Shqipëri

Sot pritet përkeqësim i kushteve atmosferike në Shqipëri, pasi parashihet një depërtim i masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa me origjinë verilindore. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, duke filluar nga zonat e veriut për t’u shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të territorit. Reshjet pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 19 deri në 26 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot të qëndrueshëm, i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 24 °C./Motilokal.com