Rrebeshe shiu e bubullima në Maqedoni

Rrebeshe shiu e bubullima në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Në pjesët jugore reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm, të përcjella me shtrëngata. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 17 °C.

E enjtja do të mbajë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 18 °C. /Motilokal.com