OKB shpalos planin 5 pikësh: Si mund të kalojë bota drejt përdorimit të energjisë së rinovueshme

OKB shpalos planin 5 pikësh: Si mund të kalojë bota drejt përdorimit të energjisë së rinovueshme

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka njoftuar një plan për të përshpejtuar përdorimin e energjisë së rinovueshme, duke thënë se lufta në Ukrainë ishte një kambanë alarmi për globin që të heqë dorë nga karburantet fosile.

Duke folur në prezantimin e raportit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë për Ndryshimet Klimatike, Guterres i përshkroi raportet si “dështim të njerëzimit për të trajtuar ndryshimet klimatike”.

“Sistemi global i energjisë nuk po funksionon siç duhet dhe po na afron gjithnjë e më shumë me katastrofën klimatike. Lëndët djegëse fosile janë një rrugë pa krye, nga ana mjedisore dhe ekonomike”, tha ai.

“Lufta në Ukrainë dhe efektet e saj të menjëhershme në çmimet e energjisë janë një tjetër kambanë alarmi. E vetmja zgjidhje është energjia e rinovueshme. Ne duhet t’i japim fund ndotjes nga karburantet fosile dhe të përshpejtojmë tranzicionin e energjisë së rinovueshme, përpara se të djegim shtëpinë tonë të vetme”, tha ai, duke shtuar “koha po mbaron”.

Në planin e tij, Guterres propozoi:

  1. Që teknologjitë e energjisë së rinovueshme, të tilla si ruajtja e baterive, të trajtohen si “mallra publike globale thelbësore dhe të disponueshme kudo”. Ai bëri thirrje për formimin e një koalicioni global për ruajtjen e baterive për të përshpejtuar inovacionin, të udhëhequr nga qeveritë dhe duke bashkuar kompanitë e teknologjisë, prodhuesit dhe financuesit.
  2. Qeveritë duhet të rrisin dhe deversifikojnë furnizimin e komponentëve kritikë dhe lëndëve të para për teknologjitë e energjisë së rinovueshme.
  3. Qeveritë duhet të reformojnë burokracitë për të barazuar kushtet e lojës për burimet e rinovueshme.
  4. Qeveritë duhet t’i zhvendosin subvencionet nga lëndët djegëse fosile për të mbrojtur të varfërit dhe njerëzit dhe komunitetet më të cenueshme.
  5. Investimet private dhe publike në energjinë e rinovueshme duhet të trefishohen në të paktën 4 trilion dollarë në vit./Motilokal.com

Burimi: CNN