Kompostimi i mbetjeve dhe përfitimet

Kompostimi i mbetjeve dhe përfitimet

Kompostimi është një proces i ripërdorimit të mbetjeve tona të ushqimit dhe mbeturinave të oborrit për të prodhuar pleh. Pra është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar mjedisin e oborrit tonë dhe për të zvogëluar sasinë e mbetjeve organike që shkojnë në depozitim në Landfille ose Incenerator. Kompostimi i kthen mbeturinat shtëpiake në "ar të zi”, ose në pleh. Plehrat janë lëndë organike të pasur me lëndë ushqyese që janë dekompozuar në prani të oksigjenit (tretje aerobike). Në shtëpi, mund t’i përdorim këto plehra të prodhuara nga kompostimi për lëndinat, vazot e luleve, kopshtin ose bimët e mbjella në shtëpinë tonë. Në kompostim ndikojnë disa faktorë të rëndësishëm: si temperatura, lagështia, oksigjeni, mbetjet të përziera (lloje të ndryshme mbetjesh organike).

Përfitimet e kompostimit:

• Rrit lëndën organike në tokë dhe ndihmon në ndërtimin e strukturës së shëndoshë rrënjore.

• Balancon pH e tokës.

• Bën lëndët ushqyese në tokë më të disponueshme për bimët.

• Devijon mbeturinat e ushqimit nga depozitimet.

• Tërheq krimbat e tokës, të konsideruar si "ricikluesit më të mëdhenj të tokës".

• I bën tokat argjilore të ajrosura në mënyrë që ato të kullojnë më mirë.

• Përmirëson aftësinë e tokave ranore për të mbajtur lagështi dhe për t'i rezistuar erozionit.

• Rrit përmbajtjen e vitaminave dhe mineraleve të ushqimit në një kopsht të pasur me plehra./Motilokal.com