Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje në Indinë verilindore

Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje në Indinë verilindore

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut gjatë ditëve të fundit në shtetin verilindor të Indisë, Assam.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive Shtetërore të Asam (ASDMA), përmbytjet kanë goditur 20 rrethe dhe kanë prekur një popullsi prej afro 200,000 banorësh.

Përmbytjet kanë goditur 652 fshatra në më shumë dhe kanë marrë pesë jetë njerëzish.

May be an image of 2 people and outdoors

"Dy vdekje të lidhura me përmbytjet u raportuan në qarkun Cachar, ndërsa tre viktima për shkak të rrëshqitjeve të dheut u regjistruan më herët në rrethin Dima Hasao", tha një zyrtar i ASDMA.

Zyrtarët thanë se përmbytjet kanë dëmtuar tokën bujqësore dhe infrastrukturës.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Sipas ASDMA, argjinaturat janë thyer në 16 lokacione, ndërsa shumë rrugë, ura dhe shtëpi janë dëmtuar plotësisht ose pjesërisht.

Zyrtarët thanë se mbi 16,645 hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar për shkak të përmbytjeve.

Administrata vendore ka urdhëruar pezullimin e trageteve mes Jorhatit dhe Majulit për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Përmbytjet janë një dukuri vjetore në Assam gjatë sezonit të musonit./Motilokal.com