KRU ‘Gjakova’: Letrat higjienike të lagura sfidë për sistemin e kanalizimit - Mos i hidhni në tualet!

KRU ‘Gjakova’: Letrat higjienike të lagura sfidë për sistemin e kanalizimit - Mos i hidhni në tualet!

KRU “Gjakova”, përmes një komunikate ka bërë të ditur se ujërat nga kanalizimi që deri tani   kanë ndotur lumin “Erenik”, tani po pastrohen sipas standardëve më të larta nga Impianti për Trajtim të Ujërave të Ndotura, i cili punon me kapacitete të plota të trajtimit dhe që monitorohet 24/7 nga stafi jonë.

May be an image of 1 person and outdoors

Më tej në njoftim theksohet se ajo çfarë seriozisht po sfidon procesin trajtues janë gjësendet e ngurta të cilat hidhen në mënyrë të pa kontrolluar në kanalizim, e sidomos letrat higjienike të lagura të cilat arrijnë deri tek pajisjet e pastrimit duke bërë edhe bllokimin e tyre, e në   raste ekstreme edhe duke nxjerrë ato jashtë funksionit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.  

“Letrat higjienike të lagura, janë të patretshme në ujë dhe vështirë shpërbëhen apo trajtohen! Prandaj, e vetmja formë e parandalimit të situatave të tilla është prania sa më e pakët e mbeturinave të tilla në sistem të kanalizimit”, thotë KRU “Gjakova”.

“Për këtë arsye, KRU Gjakova, me sinqeritetin më të madh, lutë të gjithë qytetarët, që tani e tutje, të shmangin hedhjen e letrave të tilla higjienike si dhe gjësendeve të tjera të ngurta në guacën e tualetit , meqë një veprim i tillë do të ishte në të mirë të të gjithëve”, përfundon apeli i KRU “Gjakovës”./Motilokal.com