NASA tregon se si do të duket jeta e një astronauti në Mars

NASA tregon se si do të duket jeta e një astronauti në Mars

Njerëzimi është ndoshta disa dekada larg shkuarjes në sipërfaqen e Marsit, por Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka publikuar një draft të një seminari të ri të nivelit të lartë që tregon se si do të dukej një mision tridhjetë ditor në Planetin e Kuq.

Rëndësi parësore për një qëndrim njëmujor në Mars është një anije kozmike që do të transportojë astronautët nga Toka dhe që mund të shërbejë edhe si habitat gjatë qëndrimit të tyre në Planetin e Kuq. Kjo do të thotë se nevojitet një raketë hibride, e cila është një kombinim i shtytjes kimike dhe elektrike.

Skema e NASA-s për të dërguar njerëz në Mars do të përfshinte dy njerëz në orbitë, ndërsa dy astronautë do të zbarkonin në një sipërfaqe në një tokëzues 25 tonësh.


Drafti i nivelit të lartë përmban 50 pika kyçe që janë pjesë e katër kategorive të gjera të kërkimit njerëzor dhe përfshijnë infrastrukturën në Hënë dhe Mars.

"Reagimet që marrim për qëllimet tona që kemi vendosur do të na japin informacionin që na nevojitet për planet tona në Hënë dhe Mars për 20 vitet e ardhshme. Ne kërkojmë ndihmë në përcaktimin e këtyre objektivave dhe duam të jemi sa më transparentë të jetë e mundur në arkitekturën tonë, si dhe në fushat ku synimet tona përputhen me ato të industrisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për bashkëpunimet e ardhshme”, tha Pam Melroy nga NASA.


Drejtori i arkitekturës hapësinore të NASA-s, Kurt Vogel, tha se dy anëtarë të ekuipazhit mund të mbijetojnë në një rover që do të shërbente si një mjet kërkimor, por edhe si një habitat. Në këtë mënyrë do të mund të realizoheshin synimet shkencore.

Ai shtoi se NASA-s i duhet sa më shumë kohë që të jetë e mundur për t'u përshtatur me "gravitetin e pjesshëm" sepse graviteti në Mars është i barabartë me vetëm një të tretën e gravitetit në Tokë.

“Ne duam të bëjmë më të mirën në mënyrë që astronautët të mund të ngasin një rover në sipërfaqen e Marsit përpara se të mësohen me të, të trajnojnë kostumet hapësinore, të dalin në sipërfaqe dhe të shfrytëzojnë sa më shumë shkencërisht 30 ditët”, theksoi Vogel.


Duke pasur parasysh kohën e udhëtimit nga Toka në Mars dhe mbrapa, një mision i ardhshëm në sipërfaqen e Planetit të Kuq mund të zgjasë dy vjet. Gjithashtu, astronautët mund të kalojnë 500 ditë në sipërfaqen e Marsit, që do të thotë gati 1000 ditë ndarje nga Toka.

Megjithatë, skenari i 30 ditëve në Mars duket shumë më realist duke pasur parasysh stresin psikologjik të të qenit larg Tokës, si dhe nevojat logjistike dhe financiare për qëndrime të gjata në botët jashtëtokësore.

Pas përfundimit të punës në “Lunar Gateway”, e cila do të funksionojë në orbitën hënore, NASA do të fillojë punën në Tranzit Habitat, i cili do të ofrojë strehim për astronautët në udhëtimin e tyre të gjatë dhe historik në Mars./Motilokal.com