Japonia planifikon 156 miliardë dollarë mbështetje për investime në 'emetime zero të karbonit'

Japonia planifikon 156 miliardë dollarë mbështetje për investime në 'emetime zero të karbonit'

Qeveria japoneze po synon një mbështetje financiare prej 20 trilionë jenësh (156 miliardë dollarë) për investimet në sektorin e energjisë së gjelbër brenda objektivit të saj "0 karbon neto në 2050".

Kryeministri Kishida Fumio diskutoi planet e investimeve të vendit të tij për energjinë e gjelbër për objektivin "0 karbon neto në 2050" në takimin që zhvilloi me ekspertë të politikës energjetike.

"Të jesh në gjendje të transformohesh në një shoqëri ekonomike dhe strukturë industriale me në qendër energjinë e pastër dhe të ndërhysh në ndryshimet klimatike është detyra kryesore e ‘kapitalizmit të ri’", tha Kishida.

Duke u shprehur se investimet në energjinë e gjelbër do të sigurojnë rritje ekonomike, Kishida tha se qeveria planifikon një mbështetje financiare prej 20 trilionë jenësh për këto investime, transmeton Anadolu Agency.

"Ne do të sigurojmë urgjentisht fonde dhe do të demonstrojmë vendosmërinë tonë për të tërhequr investime afatgjata nga sektori privat", tha kryeministri japonez.

Qeveria, e cila miratoi planin "emetime neto 0 të karbonit deri në vitin 2050" në tetor 2021, synon të reduktojë prodhimin e energjisë termike dhe t’i drejtohet burimeve të rinovueshme, përfshirë hidrogjenin./Motilokal.com