Greqia përfshihet nga zjarri

Greqia përfshihet nga zjarri

Ditët e fundit Greqia është përfshirë nga disa vatra zjarri, të cilat janë kapur në kohë nga autoritetet duke mos shkaktuar dëme serioze.

Ndërsa mesditën e sotme një zjarr tjetër ka shpërthyer, këtë herë në një zonë pyjore në Viotia, shumë panë një nënstacioni të linjës së tensionit të lartë.

Mediat greke raportojnë se në vend kanë shkuar tetë makina zjarrfikëse, ndërsa pak më parë drejt zonës pyjore janë nisur dhe 3 helikopterë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, pasi flakët rrezikojnë të shkojnë drejt nënstacionit të tensionit të lartë./Motilokal.com