Mot i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, me rrebeshe shiu, shtrëngata e bubullima

Mot i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, me rrebeshe shiu, shtrëngata e bubullima

Java në Shqipëri nis me kthjellime e vranësira, ku në zonat malore e kodrinore, parashikohen rrebeshe shiu e shtrëngata, breshër e shkarkesa elektrike. E kundërta do të ndodhë ditën e martë e të mërkurë kur moti në të gjithë vendin parashikohet i kthjellët. Në ditët e ardhshme do të jenë të pranishme kryesisht vranësirat e larta shtresore të cilat do të sjellin praninë e zagushisë. Në Shqipëri temperaturat sot do të luhatën nga 22 deri në 27 °C.Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira, reshje lokale shiu dhe bubullima. Të martën nxehtë, kryesisht me diell, pasdite priten rrebeshe shiu, breshër e bubullima. Po ashtu të mërkurën do të mbajë mot me diell e nxehtë, përgjatë pasdites vende-vende priten rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat në Kosovë do të lëvizin nga 17 deri në 23 °C.Ndërkaq në Maqedoni sot do të mbajë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit moti do të jetë jo-stabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erës së përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me reshje të rrëmbyeshme, erë të përforcuar dhe paraqitjes së breshrit. Të martën paradite me vranësira e reshje shiu, pasdite me diell. Vranësira e riga shiu priten përgjatë paradites së mërkurë, pasdite me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 23 °C./Motilokal.com