Temperatura të larta dhe rrebeshe shiu, mësoni së çfarë ka përgatitur moti në Shqipëri

Temperatura të larta dhe rrebeshe shiu, mësoni së çfarë ka përgatitur moti në Shqipëri

Java në Shqipëri nis me kthjellime e vranësira, ku në zonat malore e kodrinore, parashikohen rrebeshe shiu e shtrëngata, breshër e shkarkesa elektrike. E kundërta do të ndodhë ditën e martë e të mërkurë kur moti në të gjithë vendin parashikohet i kthjellët. Në ditët e ardhshme do të jenë të pranishme kryesisht vranësirat e larta shtresore të cilat do të sjellin praninë e zagushisë.

Moti sot pritet të mbajë me kthjellime e vranësira, mundësi për rrebeshe shiu e stuhi në orët e pasdites. Temperaturat do të lëvizin nga 22 deri në 27 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të nxehtë, me kthjellime dhe diell. Temperaturat do të luhatën prej 24 deri në 29 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të sillen nga 26 deri në 30 °C./Motilokal.com