Në Kosovë mot do të jetë i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, me rrebeshe shiu, shtrëngata e bubullima.
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 23 °C.
Dita e martë do të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell, pasdite priten rrebeshe shiu, breshër e bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 28 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell e nxehtë, përgjatë pasdites vende-vende priten rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të sillen nga 22 deri në 31 °C./Motilokal.com
