Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit moti do të jetë jo-stabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erës së përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me reshje të rrëmbyeshme, erë të përforcuar dhe paraqitjes së breshrit. Të martën paradite me vranësira e reshje shiu, pasdite me diell. Vranësira e riga shiu priten përgjatë paradites së mërkurë, pasdite me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 23 °C.
Dita e martë do të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu paradite, ndërsa pasdite m diell. Temperaturat pritet të lëvizin prej 19 deri në 27 °C.
E mërkura do të jetë me reshje të dobëta shiu në orët e para të ditës, ndërsa nga pasditja me kthjellime e diell. Temperaturat do të luhatën prej 21 deri në 26 °C./Motilokal.com
