Pamje apokaliptike, stuhia e rërës mbulon Lindjen e Mesme

Pamje apokaliptike, stuhia e rërës mbulon Lindjen e Mesme

Një stuhi e fuqishme rëre mbuloi dje vendet e lindjes së mesme, përfshirë Arabinë Saudite, Irakun dhe Kuvajtin.

Për shkak të erës së fortë dhe stuhisë u detyruan të mbyllen aeroportet dhe shërbimet publike.

Zogjtë grumbullohen në një park bosh makinash gjatë stuhisë së rërës.  EPA

Në Kuvajt, aeroporti ndërkombëtar pezulloi të gjitha fluturimet e avionëve. Që nga mesi i prillit, Iraku, një nga pesë vendet më “të cenueshme” ndaj ndryshimeve klimatike, ka përjetuar të paktën tetë stuhi të tilla pluhuri dhe rëre.

Stuhitë e rërës kanë përfshirë disa pjesë të Lindjes së Mesme javët e fundit.  AFP

Në Bagdad një re gri pluhuri mbuloi rrugët.

Një burrë kalon pranë Kullave të Kuvajtit.  EPA

Në jug, afër Naxhafit, barinjtë dhe kopetë e tyre u gjetën të rrethuar nga një re portokalli. Më shumë se një mijë njerëz në të gjithë Irakun kanë shkuar në spitale duke kërkuar ndihmë për probleme me frymëmarrjen, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Saif al-Badr.

Stuhia e rërës i afrohet qytetit të Kuvajtit.  AFP

Shërbimi meteorologjik parashikon se stuhia do të ndalet gradualisht. Për shkak të “kushteve të këqija të motit dhe stuhive të dhunshme të rërës”, kryeministri Mustafa al-Kazimi urdhëroi mbylljen e shërbimeve publike, përveç spitaleve dhe shërbimeve të sigurisë.

he National Center of Meteorology (NCM) has warned that number of Saudi Arabia's regions will be affected on Monday by winds that may lead to the possibility of a dust storm.

Fluturimet drejt aeroportit të Bagdadit u pezulluan për disa orë për shkak se dukshmëria nuk i kalonte 400 metra.

Fishermen continued working in Basra, Iraq, as a sandstorm hit the country on Monday. Pic: AP

Një nga dy stuhitë e fundit të rërës që goditi Irakun la një person të vdekur dhe rreth 10,000 në nevojë për kujdes mjekësor.

Sipas një zyrtari të Ministrisë së Mjedisit, në dekadat e ardhshme Iraku do të përjetojë “272 ditë pluhur” në vit dhe deri në vitin 2050 këto ditë do të arrijnë në 300./Motilokal.com

Credits: EPA