A mund të lehtësojë hidrogjeni varësinë e Gjermanisë nga gazi rus?

A mund të lehtësojë hidrogjeni varësinë e Gjermanisë nga gazi rus?

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Gjermania ka reduktuar varësinë e saj nga nafta ruse nga 35% në 12% dhe nga gazi rus nga 55% në 35%.

Megjithatë, tregtimi i energjisë është një burim i madh i të ardhurave për Moskën, ku sipas institutit finlandez CREA. vetëm gjatë dy muajve të parë të luftës, Gjermania pagoi pothuajse 9 miliardë euro për importet e naftës dhe gazit rus.

Një profesoreshë e ekonomisë në Universitetin e Erlangen-Nurnberg e quajtur Veronika Grimm, e cila aktualisht është edhe një nga tre këshilltarët speciale për qeverinë federale të Gjermanisë, tha se "ne duhet të diversifikojmë dhe dekarbonizojmë burimet tona të energjisë më shpejt se sa ishte planifikuar fillimisht."

Grimm shtoi se për arritjen e këtij qëllimi, kombi duhet të rrisë përdorimin e hidrogjenit.

Grafika e hidrogjenit jeshil

Hidrogjeni mund të ruajë sasi të mëdha energjie, të zëvendësojë gazin natyror në proceset industriale dhe të fuqizojë qelizat e karburantit në kamionë, trena, anije ose aeroplanë që nuk lëshojnë asgjë përveç avullit të ujit të pijshëm. Hidrogjeni po ashtu mund të përdoret në procese industriale si prodhimi i çelikut.

Dhe tani, entuziazmi i Grimm po fiton mbështetje, pasi sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), një grup kërkimor për energjinë, dhjetëra vende kanë botuar ose janë gati për të publikuar strategji kombëtare të hidrogjenit.

Por, pavarësisht nga kjo stuhi e interesit, nuk është ende e qartë se përdorimi në shkallë të gjerë i hidrogjenit mund të bëhet i zbatueshëm./BBC/Motilokal.com