Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 godet Perunë jugore

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 godet Perunë jugore

Një tërmet me magnitudë 7,2 ballë ka tronditur rajonin Tirapata në jug të Perusë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se epiqendra u regjistrua 13 kilometra në veriperëndim të Azangaro dhe në një thellësi prej 217 kilometrash.

Deri më tani nuk ka informacione për pasojat e tërmetit.

Qendra paralajmëruese tha se nuk kishte kërcënim për cunami.

Më herët, Qendra Evropiane Mesdhetare Sizmologjike (EMSC) njoftoi se bëhej fjalë për një tërmet me magnitudë 6,9 ballë të shkallës Rihter./AA/Motilokal.com