Gjendet e ngordhur në Radhimë breshka e rrallë detare

Gjendet e ngordhur në Radhimë breshka e rrallë detare

Në brigjet e bregdetit të Radhimës është gjendur një breshkë detare e llojit Chelonia mydas, një breshkë e rrallë për brigjet tona.

May be an image of tortoise and nature

Breshka dyshohet të ketë ngordhur nga përplasja me një mjet motorik, e cila ka shkaktuar hematoma në pjesën e kokës dhe karapaksit. Breshkës iu morën të dhënat dhe ju plotësua formulari përkatës.

May be an image of 1 person and tortoise

Kanë qenë dy turiste gjermane, të cilat njoftuan për praninë e breshkës në breg./Motilokal.com