Moti sot në Shqipëri parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu në formë shtrëngatash. Në relievet malore në formë stuhish. Nga e marta rikthehet i nxehti, ku do të kemi më shumë diell. Të martën në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu në formë rrebeshesh dhe stuhi të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Shqipëri temperaturat sot do të luhatën nga 21 deri në 25 °C.
Në Kosovë sot do të mbajë në orët e mëngjesit mot me mjegull përgjatë ultësirave, gjatë ditës me vranësira e intervale me diell. Përreth viseve malore priten rrebeshe shiu e bubullima. Ndërsa të martën do të kemi mot më të ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite dhe mbrëmje mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Të mërkurën me diell dhe nxehtë. Temperaturat në Kosovë do të lëvizin nga 14 deri në 24 °C.
Ndërkaq në Maqedoni sot do të mbajë mot me vranësira e intervale me diell dhe reshje të lehta shiu. Të martën mëngjesi me reshje lokale shiu, ditën pjesërisht me re. Ndërsa të mërkurën mot i ndryshueshëm, me kthjellime e me re. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 22 °C./Motilokal.com
