Java në Shqipëri nis me kthjellime por edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu në formë shtrëngatash. Në relievet malore në formë stuhish. Nga e marta rikthehet i nxehti, ku do të kemi më shumë diell. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 25 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të nxehtë e me diell. Në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu në formë rrebeshesh dhe stuhi të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Temperaturat do të luhatën prej 23 deri në 29 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të sillen nga 25 deri në 30 °C./Motilokal.com
