Sot mot me vranësira e shi, mësoni se kur do të rikthehet dielli në Kosovë

Sot mot me vranësira e shi, mësoni se kur do të rikthehet dielli në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë në orët e mëngjesit mot me mjegull përgjatë ultësirave, gjatë ditës me vranësira e intervale me diell. Përreth viseve malore priten rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 24 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite dhe mbrëmje mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 25 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell e nxehtë. Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 28 °C./Motilokal.com