Rama: Nga 1 qershori nuk ka më qese plastike, epokë e re për Shqipërinë

Rama: Nga 1 qershori nuk ka më qese plastike, epokë e re për Shqipërinë

Nga 1 qershori në Shqipëri do të ndalohet prodhimi, shitja dhe importi i qeseve plastike për përdorim individual.

Kryeministri Edi Rama ndau sot përmes rrjeteve sociale pamje sensibilizuese mbi ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.

“Mirëmëngjesi dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, u shpreh Rama.

Nisma ligjore i bashkohet lëvizjes globale, dhe vjen në linjë me direktivat e BE-së, ku vende të ndryshme që po marrin masa të ndryshme për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike.

Masat e ndërmarra synojnë reduktimin e plastikës së dëmshme për një mjedis të pastër që ndihmon në zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.

Qeveria është e vendosur të ndërmarrë masa që synojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, me qëllim përmirësimin e parametrave të tij, si faktor i rëndësishëm në nxitjen e turizmit në Shqipëri./Motilokal.com

VIDEO